Site icon Telegrafi

Ata që punojnë në kompjuter kanë nevojë për vitaminë A

Sytë harxhojnë shumë pigment fotosenzitiv i cili është i nevojshëm për të parë. Ndërsa për të është e nevojshme vitamina A.

Revista polake, Zdrowie, shkruan se kur punojmë në kompjuter sytë vazhdimisht reagojnë ndaj pikave të ndritshme dhe të errëta të cilat shfaqen në ekran, dhe nëse këto janë sinjale të fuqishme vizuale, sytë harxhojnë më shumë rodopsinë (pigment fotosenzitiv i nevojshëm për shikimin).

Vitamina A luan rol të rëndësishëm në prodhimin e rodopsinës. Njerëzit të cilët duhet ta zvogëlojnë marrjen e yndyrave dhe kolesterolit, mund të hanë ushqim në të cilin ka më shumë beta-karotene, të cilat me ndihmën e dritës së diellit shndërrohet në vitaminë A.

Beta-karotenet janë të pranishme në shumicën e perimeve, pastaj në pemët siç janë kumbullat e thata, pjepri, pjeshka, shalqiri dhe mango.

Exit mobile version