Site icon Telegrafi

Ata që masturbojnë rregullisht janë më të prirë të bëhen menaxherë

Siç duket, përveç se sjell shumë përfitime shëndetësore, masturbimi mund t’ju ndihmojë edhe në aspektin e karrierës.

Të paktën kështu thotë një anketim i ri nga “Univia”, i cili pohon se personat që masturbojnë rregullisht janë më të prirë të bëhen menaxherë, transmeton Telegrafi.

Për këtë konstatim janë anketuar mbi 1,000 persona.

Siç kanë shpjeguar ekspertët, personat që masturbojnë rregullisht janë më të prirë të punësohen, më të prirë të kenë pozita menaxheriale dhe më të prirë të kenë të ardhura më të larta.

Veç kësaj, ata që masturbojnë rregullisht janë po ashtu më të prirë të kërkojnë rritje rroge. /Telegrafi/

Exit mobile version