Telegrafi

Ata që duken më të rinj, jetojnë më gjatë

Duke analizuar binjakët, shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se vetë dukja mund të parashikojë qëndrueshmërinë e mëtutjeshme.

Autorët e studimit thonë se binjakët të cilët duken më të rinj, jetojnë më gjatë se vëllai/motra e tyre, të cilët duken më të vjetër në dukje ose në përputhshmëri me moshën- transmeton BBC.

Veç tjerash, shkencëtarët kanë thënë se, megjithatë,edhe mënyra jetësore ndikon në dukjen e njerëzve. Ata të cilët jetojnë keq, kanë prirje për t’u dukur më të moshuar dhe njëherit ekziston mundësia që të vdesin më herët. /Telegrafi/