Telegrafi

ATЁ DITЁ

Allen Ginsberg dhe Leonard Cohen

Poezi nga: Leonard Cohen
Përktheu: Fadil Bajraj

Disa njerëz thonë
Kjo është ajo që meritojmë
Për shkak të mëkateve ndaj Zotit
Për shkak të krimeve në botë
S’di se ç’të them
Jam në thikë e në pikë
Që nga ajo ditë
Kur e shituan Nju-Jorkun
Disa njerëz thonë
Se urrejnë qysh moti
Gratë tona pa ferexhe
Robërit tanë dhe arin tonë
S’di se ç’të them
Jam në thikë e në pikë
Ama përgjigjmu
Nuk do të padis
A u tërbove
A raportove
Atë ditë
Atë ditë
Kur e shituan Nju-Jorkun