Site icon Telegrafi

Astrologia Laura Bilalli – Lorofili tregon se çfarë e pret secilën shenjë të horoskopit në vitin 2022

Astrologjia është lloj parashikimi që përfshin parashikimin e ngjarjeve tokësore dhe njerëzore përmes vëzhgimit dhe interpretimit të yjeve të palëvizshëm, Diellit, Hënës dhe planetëve.

Laura Billali është astrologe nga Kosova, e diplomuar në një universitet në Los Angeles.

Ajo për Telegrafin ka treguar parashikimin e saj për secilën shenjë të horoskopit sa i përket vitit 2022.

Foto: Instagram

Më poshtë mund të lexoni se çka sipas saj e pret secilën shenjë të horoskopit në vitin 2022:

Dashi

Do të ketë lajme të reja, fillime të reja dhe ndryshime shumë të mira në aspektin e dashurisë, shoqërisë, familjes dhe profesionit. Do të marrin vendime shumë të rëndësishme për jetën e tyre, të cilat do t’i ndjekin gjithë jetën.

Demi

Do të ketë lajme shumë të mira nga ana e dashurisë. Ata vitin e kaluar janë fokusuar vetëm në aspektin e punës, këtë vit do t’i kushtojnë rëndësi edhe anës personale të tyre. Veproni dhe guxoni edhe në aspektin e dashurisë.

Binjakët

E kam thënë për Binjakët që gjithmonë i’a rregullojnë vetes disponimin. Këtë vit e kanë një ndër vitet më me fat, prandaj duhet të rrezikojnë në çdo aspekt. Sipas meje, Binjakët do të jenë aq të kënaqur me këtë vit, sa do të donin ta ndalnin jetën vetëm në vitin 2022.

Gaforrja

Për dallim nga viti i kaluar kur ishin lider dhe anën e punës e kishin të zhvilluar shumë, këtë vit do të jenë mirë në aspekt familjar, shoqëri dhe punë. Mirëpo, veten do e vendosin në vend të parë gjatë këtij viti. Do të udhëtojnë shumë dhe do të kënaqen me njerëzit e tyre.

Luani

Do të kenë shumë gëzime dhe përfitime, ata janë pjesë e njërës prej shenjave me më së shumti fat. Do ta kenë  shumë të zhvilluar anën e dashurisë si dhe do të jenë shumë të zhvilluar në aspektin e punës. Janë shenja që do të kënaqet më së shumti këtë vit.

Virgjëresha

Vitin e kaluar personat e kësaj shenje ishin shumë melankolik, këtë vit do të mbizotëroj vetëm lumturia dhe fati i mirë te kjo shenjë, prandaj veproni ashtu si ndjeheni. Këtë vit edhe Virgjëreshat bëjnë pjesë te shenjat me më së shumti fat.

Peshorja

Nuk do jetë një vit shumë i mirë për Peshoret, pasi do t’ju duhet të marrin vendime të mëdha, por nuk do të jenë të vendosur, prandaj mund të bëjnë gjëra jo të duhura vetëm për shkak të dilemës dhe frikës.

Akrepi

Gjërat do të shkojnë mirë për personat e shenjës së Akrepit, mirëpo problemi kryesor është që do të jenë në luftë të madhe me veten, prandaj nuk do jetë vit i mirë nga ana emocionale. Bëni kujdes me vendimet që merrni dhe me mënyrën si reagoni.

Shigjetari

Do jetë vit shumë i mirë për ta, sidomos nga ana e dashurisë sepse do të marrin vendime dhe do të krijojnë gjëra shumë të bukura. Karriera, vetja dhe dashuria do të jenë pikat kyçe të Shigjetarit. Si shpirt i lirë që janë, këtë vit do udhëtojnë shumë, do ta shijojnë dhe do të kënaqen me jetën e tyre.

Bricjapi

Shpenzimet do të jene shumë të mëdha, ndërsa dashuria do të jetë në vendin e duhur. Ata do të kenë pak dilema në aspektin profesional sepse duhet të marrin vendime për gjëra të mëdha.

Ujori

Do të jetë viti i tyre, kështu që mund të krijojnë çdo gjë të bukur dhe të marrin vendime. Duhet të rrezikojnë në çdo gjë sepse gjërat do të shkojnë në mënyrën më të mirë për ta në çdo aspekt. Janë shenjë që di si të veproj sepse kanë intuitën e ngritur, prandaj këtë vit do të shpërthejnë në çdo aspekt të jetës dhe do të jenë më të lumtur se kurrë.

Peshqit

Anën kreative do ta kenë shumë të zhvilluar, kështu që do të vendosin të krijojnë shumë gjëra të mira në aspektin e punës, mirëpo do të kenë zhvillime të mëdha edhe në dashuri .E vetmja gjë që duhet ta mënjanojnë është pjesa e të menduarit, pasi po e lëvizin në anën emocionale nga mendimet e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version