Site icon Telegrafi

Astralis shton lojtarin Farlig në ekipin e CS:GO

Astralis ka njoftuar nënshkrimin e Asger ‘farlig’ Jensen si një transferim të lirë. Danezi do të marrë vendin e Philip ‘Lucky’ Ewald në listën aktive, vetëm disa javë pasi u lirua nga kontrata e tij me FunPlus Phoenix.

Ndryshimet në skuadrën daneze vijnë vetëm tre muaj pasi organizata solli lojtarët Kristian ‘⁠k0nfig⁠’ Wienecke dhe Benjamin ‘blameF⁠’ Bremer.

Farlig vjen në Astralis pasi ka qenë jashtë skenës profesionale për disa muaj, kur ishte larguar nga ekipi i tij i fundit, Funplus Phoenix. Ai ishte lojtari me statistikat më të mira në atë skuadër sipas HLTV.

Astralis besojnë se kanë marrë një vendim të drejtë me lojtarin 22 vjeçar Farlig. Sipas trajnerit të ekipit AVE, ata “po zgjidhnin një lojtar të aftë, të rrezikshëm dhe me një stil të agresiv të lojës”, transmeton Telegrafi.

Organizata konfirmoi se Lucky nuk kishte shfaqur nivelin individual të kërkuar prej tij, Kasper Hvidt, drejtor i sporteve në Astralis, ka deklaruar në faqen e internetit të organizatës se “për fat të keq dhe me gjithë punën e tij dhe të ekipit, ne nuk kemi qenë në gjendje të merrnim më të mirën prej tij”.

Farlig ka treguar se është entuziast për ekipin e ri. “Unë ndoshta them të njëjtën gjë siç do të thoshin shumica e lojtarëve të tjerë: Astralis është një ekip dhe një organizatë për të cilën shumica e lojtarëve mund të ëndërrojnë vetëm të luajnë, me një bazë masive tifozësh që e mbështesin skuadrën”.

Pas shkuarjes së Farlig, ekipi Astralis ka këtë përbërje:

Lukas ‘gla1ve⁠’ Rossander
Andreas ‘Xyp9x⁠’ Hojsleth
Benjamin ‘blameF⁠’ Bremer
Kristian ‘k0nfig⁠’ Wienecke
Asger ‘⁠Farlig⁠’ Jensen
Alexander ‘ave’ Holdt (trajneri)
Philip ‘Lucky⁠’ Ewald (në stol)

/Telegrafi/

Exit mobile version