Telegrafi

Astralis është ekipi i parë finalist në turneun e CS:GO – Brazy Party

(Foto: HLTV)

Ekipi danez Astralis kanë siguruar një tjetër finale, kësaj radhe në turneun online – Brazy Party.

Astralis kanë fituar ndeshjen ndaj ekipin 9INE me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa për të kaluar në finale të turneut Brazy Party.

Edhe njëherë dyshja blameF dhe device e ndihmuan skuadrën e tyre me paraqitjen fantastike, duke shënuar nga 53 eliminime në dy mapa.

Ekipi danez po kërkojnë ta fitojnë turneun e dytë për këtë vit, pasi fituan CCT North Europe Series 3 në shkurt.

Në finale Astralis do të takohen me fituesin e ndeshjes Cloud9 – OG. /Telegrafi/