Telegrafi

Astralis dhe Cloud9 do të përballen në finalen e turneut të CS:GO me vlerë 333 mijë dollarë

Sot do të zhvillohet finalja e madhe e turneut të CS:GO – Brazy Party.

Në këtë finale do të shohim në përballje ekipin danez Astralis me renditje në vendin e 24 –të në ranglistën botërore, ndaj ekipit Cloud9 që renditen në vendin e gjashtë.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:00 në formatin ‘Bo3’ dhe do të transmetohet në kanalin gaules në platformën Twitch.

Ekipi Astralis do të mundohet ta befasoj ekipin Cloud9 pas ndryshimeve të fundit që kanë bërë në formacionin e tyre.

Së fundmi lojtari i akademisë së Astralis, Altekz ka zëvendësuar veteranin Xyp9x në formacionin kryesor.

Për fituesin e këtij turneu do të ndahen gjithsej 133 mijë dollarë. /Telegrafi/