Sot do të zhvillohet finalja e madhe e turneut të CS:GO – Brazy Party.
Në këtë finale do të shohim në përballje ekipin danez Astralis me renditje në vendin e 24 –të në ranglistën botërore, ndaj ekipit Cloud9 që renditen në vendin e gjashtë.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:00 në formatin ‘Bo3’ dhe do të transmetohet në kanalin gaules në platformën Twitch.
Ekipi Astralis do të mundohet ta befasoj ekipin Cloud9 pas ndryshimeve të fundit që kanë bërë në formacionin e tyre.
Së fundmi lojtari i akademisë së Astralis, Altekz ka zëvendësuar veteranin Xyp9x në formacionin kryesor.
Për fituesin e këtij turneu do të ndahen gjithsej 133 mijë dollarë. /Telegrafi/