Aston Martin dëshiron të tërheqë katër herë kampionin e Formula 1, Max Verstappen dhe të fitojë titullin me të, pasi synon t’i ofrojë një kontratë marramendëse.
Mediat britanike raportojnë se do të ishte “një nga kontratat më të mëdha në historinë e sportit”.
Sipas Daily Mail, Aston Martin dëshiron të sjellë Max Verstappen dhe planifikon t’i ofrojë atij një kontratë me vlerë një miliard funte apo 1.18 miliardë euro.
Aston Martin target Max Verstappen in £1BILLION deal for Red Bull’s four-time world champion to turn Formula One on its head – after signing up £20m-a-year star designer Adrian Newey https://t.co/eEfY5U2OXZ pic.twitter.com/OL6eqSUEK0
— Mail+ (@DailyMailUK) January 16, 2025
Jefferson Slack, një ndihmës i ngushtë i pronarit kanadez të Aston Martin, miliarderit Lawrence Stroll, thuhet se u tha investitorëve të mundshëm se Verstappen do t’i bashkohej ekipit.
Holandezi do të merrte një bonus kur të nënshkruante një kontratë pesëvjeçare dhe, me sa duket, një pjesë në vlerën e Aston Martin.
Mirëpo, Verstappen së fundmi tha se do të ishte ideale nëse ai do ta përfundonte karrierën në Red Bull, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2029 dhe në të cilën i ka arritur të gjitha sukseset.
Aktualisht ai fiton pothuajse 60 milionë euro në vit, ndërsa Aston Martin thuhet se do t’i ofronte më shumë se 200 milionë euro.
“Verstappen është i vetmi sportist që mund të thotë se sa kërkon”, shkruan Daily Mail. /Telegrafi/