Telegrafi

Aston Martin dhe Red Bull së bashku në F1 nga viti 2018

Botërori i vitit të ardhshëm në Formulën 1 pritet të dhurojë një duel spektakolar bashkëpunimi, atë mes Aston Martin dhe Red Bull Racing.

Ekipi britanik ka konfirmuar emrin e ri të skuderisë dhe zgjerimin e partneritetit me shtëpinë automobilistike austriake.

Presidenti dhe shefi ekzekutiv Andy Palmer ka konfirmuar gjithashtu edhe mundësinë për të qenë prodhues motorësh nga viti 2021, bazuar mbi rregullat e reja, nëse do të jenë kushtet e duhura për ta bërë këtë gjë.

“Ne jemi të interesuar, por gjithçka varet nga FIA”, tha ai. /TCh/