Telegrafi

Asnjë trajner nuk mund të bëj mrekulli – Ibrahimovic mbron Mourinhon nën presion

Jose Mourinho është kritikuar shumë këtë sezon, por Zlatan Ibrahimovic mbetet një përkrahës i madh i portugezit.

Mourinho u kritikua shumë këtë sezon për formën e dobët të ekipit të tij.

Por, Ibrahimovic beson se asnjë trajner nuk mund të bëj mrekulli.

“Jose po bën një punë të mirë, je i mirë aq sa është edhe ekipi yt”.

(Foto: Getty Images)

“Nuk ka trajner në botë që mund të bëj mrekulli me një ekip”.

“Natyrisht, rezultatet flasin vet. Rezultatet janë kryesore, mund të shkojë keq, ndonjëherë më mirë, është pjesë e sezonit”, u shpreh Ibra.

Ai shtoi se nuk është e lehtë në Ligën Premier, e ashtu nuk është e lehtë edhe për të, e ndonëse beson se kritikat janë të padrejta ndaj Mourinhos e të ekzagjeruara.

/Telegrafi/