Site icon Telegrafi

Asnjë pajtim mes Xherdan Shaqirit dhe Vladimir Petkovic

Situata e Xherdan Shaqirit te Zvicra shkon më shumë sesa një shirit kapiteni dhe thyerja vazhdon të jetë e madhe.

Për momentin sulmuesi i njohur shqiptar duket kaq shumë larg afrimit me Kombëtaren shqiptar.

E gjithë situata ka të bëjë me marrëdhënien personale mes Shaqirit dhe trajnerit Vladimir Petkovic, që tashmë ka një krisje të madhe dhe është e vështirë të ndryshohet.

“Blick” ka raportuar të gjithën këtë situatë, atje ku shkruhet se Shaqiri nuk i përgjigjej as telefonatave të ardhura nga ana e Federatës Zvicerane të Futbollit.

Sipas Blick është e vështirë të kontaktosh me Shaqirin, por Petkovic e ka thyer rezistencën.

Ai e ka vizituar Shaqirin pas ndeshjeve që u luajtën kundër Irlandës dhe Gjibraltarit.

Gjithsesi sipas Blick, aty nuk pati asnjë marrëveshje.  Marrëdhënia mes Petkovic dhe yllit të Liverpoolit është shumë keq.

Pas informatave, zbulohet se nuk ka shumë kontakt mes tyre dhe lojtari nuk i përgjigjej në telefon. Federata Zvicerane e Futbollit ka kontaktuar agjencisë konsultuese të Jurgen Klopp.

Megjithatë Jurgen Klopp ka thënë se nuk do të ndërhyjë në këtë çështje, pasi është tërësisht private mes lojtarit dhe trajnerit të Zvicrës, thuhet në shkrimin e Blick. /Telegrafi/

Exit mobile version