Këtë të shtunë, Erling Haaland ka një shans për të arritur diçka që nuk është bërë për gati 80 vjet.
Sulmuesi i Manchester City ka shënuar hat-trick në dy ndeshjet e tij të fundit në Ligën Premier, dhe nëse shënon një tjetër kundër Brentford, ai do t’i bashkohet një grupi elitar lojtarësh që kanë shënuar hat-trick në tri ndeshje radhazi të ligës angleze.
Lojtari i fundit që e bëri këtë ishte Jack Balmer i Liverpoolit në vitin 1946. Para tij, legjenda si Dixie Dean, Tom Jennings dhe Frank Osborne gjithashtu e arritën këtë sukses, por të gjithë ata e bënë këtë para vitit 1930.
Aftësia e Haalandit për të gjetur rrjetën ka qenë tashmë mbresëlënëse, pasi deri më tani në këtë sezon ka realizuar shtatë gola.
Nëse Haaland arrin të shënojë tri gola të tjerë kundër skuadrës së Thomas Frank, ai do të forcojë vendin e tij në historinë e Ligës Premier dhe do t’i bashkohet këtij klubi ekskluziv.
Do të ishte një arritje e jashtëzakonshme që nuk është parë për gati një shekull dhe mund të mos ndodhë më për një kohë të gjatë. Tifozët do të shikojnë me padurim ëse Haaland mund të vazhdojë formën e tij të pandalshme. /Telegrafi/