Site icon Telegrafi

Asnjë biletë e mbetur për finalen e Botërorit mes Argjentinës dhe Francës – ato në tregun e zi kanë çmim të çmendur

Kampionati Botëror me 32 skuadra përfundon të dielën (nesër) pasi Argjentina përballet me Francën në finale që luhet në stadiumin “Lusail” me kapacitet prej 85,000 ulësesh.

Të dy ekipet e kanë fituar turneun dy herë në të kaluarën me skuadrën e Amerikës së Jugut në ankth për të shtuar një tjetër trofe, pas atyre të viteve 1978 dhe 1986 dhe për të festuar paraqitjen e fundit të Leo Messit në Botëror.

Ndërkohë, Franca që është kampion në fuqi do të kërkojë të shtojë një yll të tretë në fanellën e famshme blu pas fitores së tyre në vitin 1998 dhe atë në Moskë në korrik 2018.

Ndeshja është vendosur të sigurojë një nga audiencat më të mëdha televizive të regjistruar ndonjëherë pasi të gjithë sytë të dielën do të jenë të fiksuar në spektaklin në Lusail.

Vlera nominale për biletën më të shtrenjtë të publikut të përgjithshëm ishte 1600 euro (kategoria e parë në qendër), por ato bileta janë shitur prej kohësh. Biletat më të lira të reklamuara përmes portalit të biletave të FIFA -s u publikuan me koston e 200 eurove, por përsëri, ato bileta ishin të rezervuara për shtetasit e Katarit dhe janë shitur totalisht pa asnjë vend për finalen e shfaqur së fundmi në platformën zyrtare të biletave.

Përballë kësaj situate, çfarë mund të bëjë tifozi për të marrë një biletë për ndeshjen më të madhe të futbollit në vite?

Tregu dytësor i biletave  (tregu i zi) është mundësia e vetme, me kompani si Viagogo që ende ofrojnë një gamë të gjerë biletash për finalen e Lusail. Për tifozin që ka shumë para dhe që dëshiron të jetë afër fushës, një biletë ndeshjeje e Kategorisë së Parë do të duhet të paguajë 31, 219 euro.

Për mbështetësit më të vetëdijshëm për ‘buxhetin’, që janë të fiksuar për të parë Messin dhe Mbappen nga afër, bileta më e lirë e disponueshme aktualisht nëpërmjet platformave të rishitjes kushton pak më shumë se 3,000 euro për një vend të Kategorisë së Katërt. /Telegrafi/


Exit mobile version