Si kurrë më parë numrat flasin qartë për skuadrën italiane Napoli.
Napoli i Maurizio Sarrit në këtë fillim sezoni ngjason me një makinë perfekte të garave të shpejtësisë. 8 fitore në 8 ndeshje, shënojnë një rekord në nivelet e skuadrave të mëdha evropiane duke qenë se në kontinetin e vjetër janë e vetmja skuadër që ka një rekord pikësh të plota nga gjitha takimet, me të kaltërit që e çojnë diferencën ndaj Juventusit në plus pesë pikë.
Pas fitores në Olimpco ku rezultati i ndeshjes u fiksua në 0-1 për të kaltërit që treguan një sintoni perfekte në të gjitha lëvizjet e tyre, tashmë në lojë mbetet Interi i Spalletit gjithnjë nëse do të fitojë në Derbin milanez, por edhe Juve ka ende kohë për të rikuperuar gjithnjë nëse nuk do të humbasë pikë të tjera. Gjithsesi, ky Napoli dhe tekniku i tij janë surpriza më e bukur që po na dhuron Seria A.
Vlen të shohim edhe njëherë numrat e Napolit. 8 suksese rradhazi nga një skuadër e Serisë A duke përjashtuar sezonin 2005/06 të Napolit, janë shënuar vetëm 3 herë të tjera në historinë, nga Juventusi në sezonet e largët 1930/31, 1985/86, dhe Roma në 2013/14).
Për herë të parë në Serinë A Napoli ka fituar për dy sezone rradhazi të dyja sfidat në transfertë përballë skuadrave romane, Roma dhe Lazio.
Gjithashtu ky është goli i parë për Lorenzo Insignen përballë Romës dhe i 100 në karrierë. Me këto shifra skuadra e Napolit kthehet në pretende për fitimin e kampionat. Mbetet për t’u parë vetëm nëse do të arrijë të mbajë këtë ecuri edhe në vazhdimësi.