Telegrafi

Askush si Italia në shtëpi, në tërë historinë ka vetëm tri humbje (Foto/Video)

Gazeta spanjolle, Marca, ka bërë një hulumtim të mjaft interesant mbi kundërshtarin e radhës të kombëtares iberike, Italinë.

Sipas infografikut të saj, Italia nuk humbet në një ndeshje zyrtare në shtëpi që nga viti 1983, kur Suedia fitoi (0-3) në stadiumin “San Paolo” të Napolit. Kjo e përditshme madridase vijon më tej me shkrimin e vet: Spanja do të takohet me azurrët të enjten, në stadiumin e Juventusit, në një përballje kyçe në fushatën kualifikuese të Grupit G, në kuadrin e “Rusia 2018”.

Kjo javë, me ndeshjen në Torino dhe vizitën në Shqipëri, në Shkodër, do të nxjerrë fytyrën e vërtetë të kombëtares së drejtuar nga Lopetegui. Sfida në tokën italiane është historike, sepse ekipi kombëtar italian nuk ka humbur një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës, apo për Kampionatin Botëror prej shumë kohësh.

Grafiku i ndeshjeve të Italisë në shtëpi

Dështimi i saj i vetëm në një Botëror, të luajtur në shtëpi, por pa u mundur në lojë, ishte në gjysmëfinalen e Botërorit 1990, kur Italia ra në gjuajtjet e penalltive kundër Argjentinës së Maradonës.

Dominimi është i padiskutueshëm. Nga 121 ndeshje të luajtura në shtëpi, mes kualifikueseve për Kampionatin Evropian dhe atyre të Kupës së Botës, si dhe katër finaleve të mbajtura në tokën azurre, “La Roja” ka vetëm tri humbje.

Ata shquhen ndër vite për mbrojtës dhe portier të shkëlqyer

Kjo statistikë, në masën 97.5%, e tejkalon edhe atë të Brazilit, i cili nuk ishte thyer deri në vitin 1983.

Gjithashtu, në Napoli, si një sfond, Suedia ishte ekipi i parë që i rrëzoi italianët në vendin e tyre. Me titullin e kampionit të botës në fuqi, Italia e Bearzot dështoi në kualifikueset e “Euro 1984”.

Lojtarët italianë pas humbjes me Spanjën

Më 15 tetor 1983, në “San Paolo”, me spanjollin Garcia Carrion si gjyqtar, Italia i dha fund periudhës 49-vjeçare, në ndeshjet zyrtare, pa humbje në shtëpi, teksa u mund 0-3. Spanja do të ketë një premierë në kryeqytetin e Piemonte. Në “Juventus Stadium”, Italia ka luajtur dy ndeshje: në fitoren 2-1 me Republikën Çeke dhe në një barazim me Anglinë.

https://www.youtube.com/watch?v=5tHkdcvOWns