Telegrafi

Askush si ai në Bundesliga – portieri Yann Sommer bëri 19 pritje ndaj Bayern Munich, rekord në vete

Portieri i Borussia Monchengaldbach, Yann Sommer ishte i pakalueshëm në ndeshjen e kësaj të shtune ndaj Bayern Munich që u mbyll me barazimin 1-1.

Ndonëse rastet nga ana e kampionëve të Gjermanisë ishin të shumta, në fund ky takim nuk shkoi më shumë se barazimi.

Në një postim në rrjetet sociale faqja zyrtare e Bundesligës dhe mediumi i njohur “ESPN” ka përmbledhur të gjitha pritjet e Sommer.

Krahas videos, Sommer ka thyer rekordin e Bundesligës, duke realizuar plot 19 pritje gjatë ndeshjes ndaj Bayern Munich.

Asnjë portier nuk kishte arritur të bënte kaq shumë pritje brenda një ndeshje në kampionatin gjerman.

Sommer kishte ofertë nga Manchester United në këtë verë, por ai e ka refuzuar për të qëndruar te Borussia M’Gladbach. /Telegrafi/