Telegrafi

Askush nuk qëndroi indiferent: Nusja solli qenin në dasmë dhe pastaj bashkë bënë shfaqje

Miqtë e ftuar sigurisht që ishin të kënaqur

Sa e madhe është dashuria mes qenve dhe njerëzve, tregon kjo video që po qarkullon në rrjetet sociale.

Një nuse bëri një lëvizje interesante – solli qenin e vet në dasmën e saj, por edhe vallëzoi me të në podium.

Ata bënë një vallëzim të mrekullueshëm, por edhe nga videoja shihet që qeni është mirë i trajnuar, transmeton Telegrafi.

Në një moment, ajo madje bëri një rreth me duar nëpër të cilin qeni kërceu dhe kaloi.

Qeni ishte i veshur bukur për dasmë – kishte kravatë rreth qafe e cila e plotësonte gjithë përshtypjen.

Videoja ka gëzuar shumë njerëz dhe nuk ka dyshim se kjo ka qenë një ide e bukur që sigurisht ka gëzuar të ftuarit në dasmë. /Telegrafi/