Sergio Ramos vazhdon të mbetet një mister te Paris Saint-Germain.
Mbrojtësi spanjoll i cili debutoi në sfidën ndaj St Ettiene duke u rikthyer pas një kohe të gjatë, pësoi menjëherë një tjetër dëmtim muskulor, që e mbajti jashtë sfidave ndaj Nice dhe Lens.
Gjithsesi Sergio Ramos nuk ia ka dalë të rikuperohet në kohë as për takimin ndaj Club Brugge në Ligën e Kampionëve, duke qenë një mungesë e madhe për skuadrën e Mauricio Pochettinos.
Nuk dihet se kur spanjolli do të jetë sërish i gatshëm për trajnerin argjentinas, ndërkohë që në garën më të madhe për klube në Evropë, PSG e ka siguruar kualifikimin si e dyta në grup.
Ramos mund ta penalizojë edhe më shumë ky lëndim, duke e lënë në një të ardhme të paqartë.
Mbrojtësi mund të largohet nga Parku i Princave në afatin kalimtar të janarit dhe për të ka të interesuar nga Lig Premier. /Telegrafi/