Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet paraprake të Regjistrimit të Popullsisë, i cili kishte filluar nga data 5 prill e kishte zgjatur deri me datë 24 maj 2024.
Sipas këtyre të dhënave komunat që janë nën judridiksionin e Gjakovës së bashku kanë 168,424 banorë, e kryesuar nga Gjakova, me një numër të banorëve prej 78 mijë e 824 banorë.
Ndërsa pas Gjakovës, me një shifër prej 43 mijë e 871 banorëve është Komuna e Malishevës, kurse ajo e Rahovecit ka një numër të banorëve prej 41 mijë e 777 banorë, ndërsa me një shifër relativisht të vogël radhitet Komuna e Junikut, me vetëm 3952 banorë rezidentë.
Statistikat e plota dhe të fundit të publikuara nga ASK për rajonin e Gjakovës janë këto :
– Gjakova : 78,824 banorë
– Malisheva : 43,871 banorë
– Rahoveci : 41,777 banorë
– Juniku : 3952 banorë
Theksojmë që nga rezultatet e para numri total në Kosovë është 1,586,659. /Telegrafi/