Mesfushori shqiptar, Zymer Bytyqi, është duke vazhduar shkëlqimin me fanellën e Konyaspor në Superligën e Turqisë.
25-vjeçari sonte (e hënë) bëri një asistim fantastik për egjiptianit Koka në minutën e 18-të në golin e epërsisë ndaj ekipit të Kasimpasa.
Ndeshja u mbyll me rezultat 2-2, edhe pse Konyaspor ishte në avantazh prej 2-0.
Bytyqi është një nga futbollistët më të mirë të Konyaspori në këtë sezon, ku luajnë edhe shqiptarët tjerë, si Endri Çekiqi dhe Sokol Cikalleshi, i cili u inkuadrua në pjesën e dytë.
Kurse te Kasimpasa janë paraqitur Florent Hadergjonaj dhe Loret Sadiku.
https://twitter.com/Golvar44/status/1442566736792866818