Paris Saint-Germaini e ka ngushtuar rezultatin në ndeshjen kundër Bayern Munichut.
Në takimin që po zhvillohet në Allianz Arena, bavarezët i shënuan dy gola në pjesën e parë.
Mirëpo, në minutat e para të gjysmës së dytë, skuadra franceze e ngushtoi rezultatin.
Kylian Mbappe realizoi një gol me kokë (50′) duke bërë që PSG të jetë në vendin e parë në grup.
Vlen të theksohet se ishte një harkim shumë i bukur nga Edinson Cavani që shërbeu si asistim për Mbappe. /Telegrafi/