Site icon Telegrafi

Ashtu siç pritej, Juve pa telashe në Zagreb (Video)

Juventusi ka regjistruar fitore bindëse prej 4-0 kundër Dinamo Zagrebit në ndeshjen e vlefshme për Grupin H, në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Zonja e Vjetër e dominoi këtë sfidë që nga minuta e parë, ndërsa rezultatin e zhbllokoi Miralem Pjanic (24’).

Nuk kaluan shumë minuta dhe Gonzalo Higuain e dyfishoi epërsinë (31’). Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në gjysmën e dytë erdhi goli i parë sezonal i Paulo Dybalas, i cili me një supergoditje e shënoi golin e tretë në këtë sfidë (57’).

Rezultatin përfundimtar e vendosi Dani Alves me një goditje nga gjuajtja e lirë që u regjistrua si autogol i Adrian Semper (85’).

Ndeshja tjetër e këtij grupi, ndërmjet Sevillas dhe Lyonit, përfundoi me rezultat 1-0 në favor të andaluzianëve.

Kështu pas xhiros së dytë, Juventusi dhe Sevilla janë në krye të Grupit H me nga katër pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version