Telegrafi

Ashtu si skuadrat tjera, edhe Bayerni do të nisë stërvitjet me masa të rrepta sigurie

Disa nga skuadrat elitare në Gjermani kanë startuar me stërvitje edhe pse numri i të prekurve nga coronavirusi ka arritur gati në 100 mijë.

Pandemia që ka kapluar gjithë botën ka paralizuar futbollin, por ekipet e Bundesligës kanë filluar stërvitjet.

RB Leipzig, Eintracht Frankfurt e Borussia Dortmund janë disa nga skuadrat që tanimë janë duke u stërvitur.

Këtë shembull do ta ndjek edhe Bayern Munich, ku të hënën pritet që futbollistët të dalin në fushë, por me masa të rrepta sigurie.

Bayern i ka konfirmuar futbollistëve se do të stërvitën në grupe, ku 22 futbollistët do të ndahen në pesë grupe.

Grupet e ndara nuk do të kenë asnjë kontakt me njëra tjetrën dhe stërvitjet do të zhvillohen në tre vende të ndryshme.

Lojtarët nuk do të kenë mundësi të pastrohen pas stërvitjeve, por për ta bërë një gjë të tillë duhet të presin deri sa të arrijnë në shtëpitë e tyre.

Gjithashtu Bayerni nuk do t’i shtrojë as drekën në qendrën stërvitore, por lojtarët do të marrin ushqimin me vete në shtëpi.

Iniciativa e klubeve që t’i nxjerrin lojtarët në stërvitje është kritikuar në Gjermani, megjithatë klubet janë të vendosura për tu stërvitur në mënyrë që gjithë lojtarët të jenë në formë. /Telegrafi/