Telegrafi

Ashley Young: Te Solskjaeri e shoh Fergusonin

Ashley Young (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Futbollisti i Manchester Unitedit, Ashley Young e lidhi ndikimin e Ole Gunnar Solskjerit në ekip sikur të Sir Alex Fergusonit.

Norvegjezi erdhi në postin e trajnerit pas shkarkimit të portugezit Jose Mourinho, i cili u largua shkaku i rezultateve të dobëta me Djajtë e Kuq.

Trajneri deri më tani ka fituar dhjetë nga 11 ndeshjet e gjertanishme dhe tashmë thuhet se do të qëndrojë më gjatë se deri në verë.

Ashley Young (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

“Kur e pashë punën e Oles, mendova se ishte kthyer Alex”, tha mesfushori me tipare mbrojtëse.

“Ai është i angazhuar meMike Phelan, ish-asistentin e Fergusonit si dhe Michael Carrickun”, shtoi ai.

Solskjaer është arsyeja kryesore për ringjalljen e Unitedit, por fokusi në detyrat ofensive, e cila me siguri ndjehet te lojtarët, gjithashtu mund t’i sjellë një punë të qëndrueshme trajnerit në “Old Trafford”.

Lexo po ashtu Zyrtare: Young vazhdon kontratën për një vit te Unitedi

Ndryshe, Young ka nënshkruar kontratë të re me klubin anglez dhe do të qëndrojë së paku deri në vitin 2020. /Telegrafi/