Manekinia 32-vjeçare Ashley Graham tre muaj pas lindjes së fëmijës së saj të parë, i është kthyer sportit aktiv
Tani, modelja e famshme ushtron në ajër të pastër, duke i ndjekur në mënyrë të përpiktë udhëzimet e instruktorit nëpërmjet rrjeteve shoqërore.
Graham, në profilin e saj në Instagram, ka publikuar treningun 30 minutash, i cili përfshin ushtrimet për gjithë trupin, transmeton Telegrafi.
Në ajër të pastër Ashley ka ushtruar në tuta të zeza çiklistësh me shtesa transparente dhe atlete të bardha.
Flokët i ka mbledhur në gërshet, ndërkaq për ta bërë dukjen sa më fotogjenike, manekinia ka vendosur të mos heqë stolitë e arit.
/Telegrafi/