Site icon Telegrafi

Ashley Graham: duajeni lëkurën në të cilën jeni

Ndërsa temperaturat rriten, Ashley Graham po mundohet të rrisë ndërgjegjsimin se duhet të kemi dashuri ndaj vetvetes.

Supermodelja shpërndau një mesazh rreth pozitivitetit të trupit në Instagram të hënën, duke ndarë një fotografi ku shihej e zhveshur dhe një prezantim fotografish të grave që përqafojnë strijat e tyre.

“Ndërsa moti nxehet, unë e di që shumë njerëz luftojnë me veshjen e më pak rrobave dhe shfaqjen e më shumë lëkurës”, filloi mbishkrimi i saj. Me shpresën për të frymëzuar të tjerët që “ta duan lëkurën në të cilën ndodhen”, postimi i yllit përfshinte pamje të grave të tjera që shfaqnin me krenari “trupat e tyre të bukur”.


Fotot e shpërndara, përfshinin një pamje të strijave nga afër së bashku me mbishkrimin, “E bukur. Fundi i diskutimit”. “Më besoni kur them se trupi juaj është i bukur dhe e di që është e lehtë t’i thuash vetes gënjeshtrën se nuk je aq e mirë, mjaft e hollë, mjaft seksi, aq e ‘patëmetë’ sa të veshësh rroba banje, por është nxehtë atje dhe ashtu je edhe ti”, vazhdoi Graham, 33 vjeç.

Ajo e ruajti fotografinë e saj të zhveshur për fundit në serinë prezantuese me fotografi, duke pozuar për me grim të lirë dhe bizhuteri prej ari. “Mos lejoni që mendja juaj t’ju ndalojë të shijoni jetën tuaj në maksimum”, përfudoni ajo postimin fuqizues. /Telegrafi/

Exit mobile version