Site icon Telegrafi

“Asgjë nuk përjashtohet”, Ronaldo takohet me agjentin pas shqetësimeve me situatën e Man Utd

Superagjenti Jorge Mendes ndodhet në Angli për bisedime me klientin e tij, Cristiano Ronaldo, pas krizës së Manchester Unitedit.

Ronaldo, 36 vjeç, ka shënuar 14 gola në 21 paraqitje që kur u kthye për një periudhë të dytë te Unitedi në afatin e fundit kalimtar të verës.

Megjithatë, forma e tij mbresëlënëse përpara portës nuk i ka shtyrë Djajtë e Kuq drejt një sfide për titull në Ligën Premier.

Lexo po ashtu Nga Ronaldo te Odegaard dhe Gray: Formacioni me 11-të nënshkrimet më të mira të verës për sezonin 2021/22 në Ligën Premier

Sipas mediumit The Sun, Ronaldo ka frikë se kthimi i ëndrrave në Old Trafford mund të përfundojë si katastrofë.

Mendohet se Mendes, agjenti për një kohë të gjatë i lojtarit, kohëve të fundit fluturoi për t’u takuar me klientin e tij dhe për të diskutuar shqetësimet e tij për gjendjen e trazuar të Unitedit.

Ish-lojtari i Real Madridit dhe Juventusit kuptohet se është i frustruar me paraqitjet e fundit të skuadrës, ndërsa është zhgënjyer edhe me stilin e lojës së Ralf Rangnick.

“Cristiano është shumë i shqetësuar për atë që po ndodh në United. Skuadra po merr shumë kritika dhe ai e di se ai konsiderohet si një nga liderët”, ka thënë një burim për mediat anglez.

Lexo po ashtu Man Utd përballet me një eksod të lojtarëve, 17 yje të pakënaqur mund të largohen këtë vit

“Ka mjaft probleme dhe Cristiano po ndjen presion dhe është shumë i stresuar nga situata”.

“Ai dëshiron dëshpërimisht që lëvizja e tij në United të jetë një sukses, por ai ka filluar të kuptojë se fitimi i trofeve me ekipin aktual mund të jetë një luftë e vërtetë”.

“Jorge erdhi për ta parë atë dhe ata kaluan kohë duke biseduar se si po shkojnë gjërat, cilat mendojnë se janë problemet, si mund të zgjidhen dhe cilat mund të jenë zgjidhjet. Asgjë nuk është përjashtuar”, përfundoi burimi. /Telegrafi/

Exit mobile version