Lewis Hamilton ka thënë se të qenit afër barazimit të rekordit të Michael Schumacherit për të duket si një gjë jo reale, pasi që është vetëm një fitore larg.
Ylli i Formula 1 do të garojë në çmimin e madh të Rusisë në këtë javë, ndërsa është vetëm një fitore larg për të barazuar rekordin e legjendës gjermane për më së shumti triumfe në garën automobilistike.
Hamilton e arriti fitoren e 90-të në Mugello, duke qëndruar kështu vetëm një larg Schumacherit që ka 91 dhe këtë gjë e kishte arritur në vitin 2006.
Por, Hamilton është në rrugë të mbarë që të bëhet vozitësi më i mirë në histori të Formula 1, për të lënë kështu pas gjermanin.
“Mua më duket si diçka jo reale”, ka thënë Hamilton për mundësinë që të barazojë rekordin e Schumacherit.
“Për mua është një privilegj që të jem në një nivel me legjendën e Formula 1, por më duhet të pranojë se puna e madhe dhe me stafin që kam punuar, i kam arritur këto gjëra”.
“Por, asnjëherë nuk e kam menduar se do të jem këtu, kjo është e sigurt. Jam i lumtur që po i festoj këto suksese me stafin dhe familjen time”, ka shtuar më tej Hamilton.
Dy legjendat e Formula 1 janë të pakonkurrencë, pasi në vendin e tretë është Sebastian Vettel me 53 fitore. /Telegrafi/