Site icon Telegrafi

Asfaltohet me shtresën e parë rruga Pestovë – Druar

Rruga Pestovë-Druar

Gjatë ditës së hënë është asfaltuar me shtresën e parë rruga Pestovë – Druar.

Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

Rruga Pestovë – Druar lidh fshatrat e Artakollit me magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

“Tashmë qytetarët do të kenë një rrugë sipas standardeve, me gjerësi të mjaftueshme”, ka thënë Idrizi.

Ai ka shtuar se ky projekt është bashkëfiancim në mes Komunës së Vushtrrisë dhe ministrisë së Mjedisit, Planfikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Kujtojmë që Komuna e Vushtrrisë sot ka njoftuar se ky aks rrugor do të bllokohej për qarkullim që nga ora 14:00, ku shkas ishte asfaltimi i kësaj rruge, duke kërkuar njëkohësisht edhe mirëkuptimin nga ana e qytetarëve që t’i përdorin rrugët alternative. /Telegrafi/

Exit mobile version