Site icon Telegrafi

Asfaltohet rruga për të cilën ishin ankuar qytetarët gjilanasë

Po rregullohet rruga ”Enver Miftari” në Gjilan, e cila konsiderohej e rrezikshme për kalimtarët dhe banorët e kësaj lagjeje, për shkak të mungesës së trotuareve dhe ndriçimit publik.

Asfaltimin i rrugës pothuajse ka përfunduar dhe gjatë ditëve në vijim pritet të rregullohet edhe trotuari për kalimtarë.

Një qytetar pati raportuar për vështirësitë e qarkullimit në këtë rrugë, që ishin shqetësim për banorët dhe kalimtarët.

Lexo po ashtu Rruga që konsiderohet e rrezikshme për banorët, komuna fillon rregullimin e pusetave

Pas raportimit në platformën ndreqe.com, Telegrafi kishte kontaktuar me drejtorin e Shërbimeve Publike Kushtrim Ibrahimi, i cili pati thënë se punimet për këtë rrugë do të fillojnë së shpejti.

Rruga gjatë gjithë ditës së sotme ka qenë e mbyllur për vetura dhe ka qenë vështirë e kalueshme edhe për këmbësorët dhe banorët e lagjes./Telegrafi/

 

Exit mobile version