Gjatë ditës së sotme është asfaltuar rruga “Avni Saraqi” në qytetin e Vushtrrisë.
Punimet nga afër i ka mbikçyrur kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili ka thënë se tashmë kjo rrugë do të jetë sipas standardeve më të larta, shkruan Telegrafi.
“Me pamjet nga asfaltimi i njërës prej arterieve më të rëndësishme të qytetit, rruga “Avni Saraqi”, ku përveç zgjerimit të saj, janë ndërtuar trotuare dhe shtigje për biçikleta, sipas standardeve më të larta, e cila do të lehtësoj në masë të madhe qarkullimin në këtë zonë, ju uroj ditë të mbarë”, ka thënë Idrizi, njofton Komuna e Vushtrrisë.
Sipas njoftimit, rruga “Avni Saraqi” tashmë posedon trotuar dhe shteg për biçikleta. /Telegrafi/