Site icon Telegrafi

Asfaltohen 25 rrugica në fshatin Livoç dhe në rrugën qarkore në Gjilan

Komuna e Gjilanit ka bërë të ditur se janë asfaltuar 25 rrugica në fshatin Livoç dhe në rrugën qarkore, duke përmbushur një tjetër premtim të rëndësishëm për qytetarët.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, tha se ky është një hap tjetër drejt transformimit.

“Gjatë javës vizitova fshatin Livoç i Ulët, konkretisht lagjen e ‘Muhaxherëve’, ku po realizohet asfaltimi i 15 rrugicave me një gjatësi totale prej 2.8 kilometra dhe një investim prej 370,000 eurosh,” deklaroi Hyseni.

Kryetari theksoi gjithashtu se ka ndjekur nga afër edhe punimet në rrugën qarkore, ku po asfaltohen 10 rrugica të tjera, me një vlerë prej 213,000 eurosh.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që premtimet tona po marrin formë dhe po kthehen në realitet,” u shpreh Hyseni, duke nënvizuar përkushtimin për transformimin e komunës. /Telegrafi/

Exit mobile version