Tashmë ka filluar asfaltimi i rrugës “Ali Zeneli” në Mitrovicë, e cila prej vitesh ishte e pa asfaltuar.
Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike në Mitrovicë, Granit Tmava, ka thënë se asfaltimi i kësaj rruge na dërgon “drejt një Mitrovice që e duam”, shkruan Telegrafi.
“Problemet e qarkullimit, pengesat gjatë reshjeve të shiut dhe sfidat me ujërat e zeza kanë qenë një pjesë e vështirë e përditshmërisë sonë. Por tani, e kemi ndryshimin”, ka shkruar Tmava.
Ai ka thënë se asfaltimi i rrugës “ Ali Zeneli” po hapin një kapitull të ri për qytetin dhe qytetarët e Mitrovicës.
Tmava ka shtuar se ndotja dhe pengesat do të zëvendësohen me një infrastrukturë më të qëndrueshme dhe se sipas tij, kjo do të ndihmojë në përmirësimin e jetës së përditshme të banorëve. /Telegrafi/