Paris Saint-Germain ka marrë fitoren e parë këtë fillim edicion, pasi në dy ndeshjet e para kishte barazuar.
Kampioni në fuqi i Ligue 1 triumfoi në shtëpi ndaj Lens me rezultat bindës, 3-1.
Goli i parë për parisienët u realizuan nga Marco Asensio në minutën e 45-të, ndërsa Zaire-Emery ishte në rolin e asistuesit.
⏱ 45' – OUIIIII MARCOOO !! ⚽️
L'ouverture du score pour le Paris Saint-Germain ! ❤️💙#PSGRCL #Ligue1 pic.twitter.com/y528rDJqhJ
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) August 26, 2023
Pjesa e dytë filloi më mirë për PSG-në, që ia doli të shënonte edhe golin e dytë qysh në start.
Ishte Kylian Mbappe, ai që dyfishoi epërsinë për parisienët, me një asistim të Lucas Hernandez.
⏱ 52' – Quelle frappe de @KMbappe ! Le Paris Saint-Germain mène 2-0 ! ⚽️
Son 150ème but en Ligue 1 en Rouge et Bleu ! 🔴🔵#PSGRCL #Ligue1 pic.twitter.com/WBzyyZaUz3
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) August 26, 2023
Sulmuesi 24-vjeçar nuk u ndal me kaq, pasi shënoi për 3-0 për PSG-në në minutën e 90+1-të, me Fabian Ruiz që ishte asistuesi.
Lens gjeti golin e ngushëllues në sekondat e fundit të ndeshjes, kur shënoi Morgan Guilavogui për 3-1 në minutën e 90+5-të.
Pas tri ndeshjeve të zhvilluara, PSG ka arkëtuar pesë pikë, dy më pak se Monaco dhe Marseille, ndërsa në xhiron e katërt takohet me Lyonin. /Telegrafi/