Site icon Telegrafi

Artina Selishta nga Gjilani do ta përfaqësoj shkollën teknike “Mehmet Isai” në Olimpiadën Matematike të Kosovës

Është mbajtur Olimpiada e Matematikës në Gjilan, me çrast nxënësit kanë arritur suksese të shkëlqyera.

Nga shkolla e mesme teknike “Mehmet Isai”  në Gjilan, Artina Selishta zuri vendin e tretë, e cila do ta përfaqësoj shkollën më tutje në Olimpiadën Matematike të Kosovës, është Artina Selishta.

Gjithashtu, në njoftim bëhet e ditur se Erina Kryeziu arriti të fitojë vendin e katërt.

“Me qenë se janë kualifikuar vetëm tre vendet e para, nxënësja që do të përfaqësoj shkollën tonë më tutje më datë 16.11.2024 në Olimpiadën Matematike të Kosovës (OMK 2025), është Artina Selishta”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, nga shkolla fillore “Thimi Mitko” në vendit e dytë u rradhit Ledina Hajrizi nga klasa e VIII-të, ndërsa edhe Uratë Haliti nga klasa e IX-të zuri vendin e dytë. /Telegrafi/

Exit mobile version