Site icon Telegrafi

Artim Shaqiri emërohet trajner te Shkëndija e Tetovës

Artim Shaqiri ka marr drejtimin e Shkëndijës së Tetovës, të paktën deri në fund të sezonit, ku ku pastaj do ta ushtrojë detyrën e drejtorit sportiv.

Pas largimit të Bruno Akrapovic, klubi ka vendosur që ta zëvendësojë atë.

“KF Shkëndija njofton se Artim Shaqiri është emëruar në pozitën e drejtorit sportiv të klubit, ndërsa funksionin do të fillojë t’a ushtrojë që nga momenti i përfundimit të këtij sezoni garues”.

“Artim Shaqiri për më tepër se një muaj në vazhdimësi ka qenë pranë klubit, me planin për të ndjekur për çdo ditë situatën në klub dhe të vëzhgojë vazhdimisht formën e skuadrës kuqezi, përpara marrjes së detyrës së drejtorit sportiv’.

“Por me rastin e ndërprerjes së bashkëpunimit me trajnerin Akrapoviq, KF Shkëndija njofton se deri në emërimin e shefit të ri të stafit teknik, në cilësinë e ushtruesit të detyrës apo trajnerit të përkohshëm, ekipin kuqezi do ta drejtojë Artim Shaqiri”.

“Për ndihmës trajner është caktuar Burhan Emurllai, ndërsa pjesë e stafit teknik do të vazhdojnë edhe më tej të jenë Metin Dalip si trajner kondicional dhe Kushtrim Abdullahi në pozitën e trajnerit të portierëve”, thuhet në njoftimin e klubit.

Artim Shaqiri ka një karrierë shumë të pasur si futbollist, ndërsa ka qenë edhe pjesë e Shkëndijës gjatë sezonit 2007/2008.

Ndërkaq si trajner ka drejtuar skuadrën tonë në sezonin garues 2012/2013, përderisa ka udhëhequr edhe me skuadra tjera, si Kukësi dhe Flamurtari.

Exit mobile version