Anëtarëve të familjes mbretërore në Britani të Madhe nuk u lejohet të hanë një lloj ushqimi kur janë në restorante – sado që do të kenë dëshirë ta hanë.
Mbase mendoni që pjesëtarët e familjes mbretërore mund të bëjnë çka do që dëshirojnë, mirëpo si duket gjërat janë paksa më ndryshe – aq më parë kur është fjala për ushqimin.
Si duket, megjithatë, ekziston një gjë e cila nuk u është e lejuar – të porosisin llojin e caktuar të ushqimit kur dalin jashtë pallatit.
Anëtarëve të familjes mbretërore rreptësisht u është e ndaluar të hanë guaca, transmeton Telegrafi.
Kjo ndalesë u është bërë për të eliminuar çdo rrezik nga helmimi me ushqim.
Mirëpo ky nuk është i vetmi artikull ushqimor i cili u është ndaluar, pa marrë parasysh atë se sa është i shtrenjtë apo sa është i famshëm restoranti.
Gjithashtu u është ndaluar që të porosisin mishin i cili nuk është i përpunuar tërësisht në mënyrë termike dhe të pinë ujë nga çezma kur janë jashtë shtetit.
Mbretëresha megjithatë është njëra ndër të rrallat e cila u përmbahet këtyre rregullave, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes mbretërore nganjëherë i shkelin këto rregulla të cilat u janë caktuar për t’ua ruajtur shëndetin dhe për t’u kujdesur që orari i tyre i ngutshëm të mos rrezikohet. /Telegrafi/