Ish- mesfushori i Arsenalit, Emmanuel Petit, ka folur për ndikimin psikologjik te ish klubit i tij, i cili po i sjell vështirësi për të siguruar trofe.
Ai ka paralajmëruar se mund të ndikojë në moralin brenda ekipit.
Tutje ai ka dërguar mesazh edhe Mikel Artetas, duke i thënë se projekti i tij nuk duhet të humbas.
“Arsenali ka ardhur shumë afër fitimit të Ligës Premier, dhe ata duhet të kalojnë vijën e finishit”.
“Dështimi për të fituar diçka këtë sezon mund ta bëjë të vështirë për lojtarët dhe stafin të qëndrojnë të motivuar. Arteta duhet të sigurojë që projekti i tij të mos humbasë,” deklaroi Petit.
Petit po ashtu ka shprehur shqetësime për aftësitë e dy sulmuesve Gabriel Jesus dhe Kai Havertz.
“Arsenali duhet të imitojë sistemin 2018/19 të Manchester Cityt , ku shumë lojtarë shënuan 10 ose më shumë gola në Ligën Premier. Në këtë mënyrë, nuk keni nevojë për një sulmues për të mbajtur të gjithë barrën”, deklaroi Petit.
Arsenali aktualisht është i dyti në Ligën Premier me 40 pikë nga 20 ndeshje, pas liderit Liverpool , i cili ka 46 pikë me një ndeshje më pak. /Telegrafi/