Telegrafi

Arta Muçaj, drejtore e Teatrit “Dodona”

Arta Muçaj është zgjedhur drejtore e teatrit “Dodona” në kryeqytet.

Kështu bëri të ditur Sibel Halimi, drejtore e Kulturës në Komunën e Prishtinës.

Teatri Dodona është themeluar më 12 nëntor 1986 me angazhimin e pashoq të Rabije Bajramit dhe Ismajl Ymerit dhe që nga atëherë nuk është drejtuar nga një grua, shkruan Halimi.

Arta Muçaj studioi në Akademinë e Arteve në Tiranë, në degën Artet Skenike, ku edhe diplomoi në vitin 1997 me titullin Aktore.

Në Teatrin Kombëtar të Tiranës si dhe atë të Kosovës, Arta ka qenë e angazhuar në shumë projekte teatrore regjionale dhe ndërkombëtare.

Arta ka shumë çmime si aktorja më e mirë në shfaqje të ndryshme duke na përfaqësuar me dinjitet brenda e jashtë vendit. /Telegrafi/