Ndoshta keni dëgjuar se mbajtja e lidhëseve të flokëve në dore mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj, por mbase nuk i keni kushtuar shumë vëmendje kësaj.
Rezulton se kjo nuk është vetëm një histori tmerri nga mjekët, por një realitet dhe këto fjalë duhet të merren seriozisht.
Bright Side tregon sesi kjo mund të ndikojë tek ne:
Mund të shkaktojë probleme të qarkullimit të gjakut
Kur vendosni një shirit në kyçin e dorës, ju ngushtoni enët e gjakut. Kjo ndërhyn në lëvizjen normale të gjakut në trup.
Si rezultat, ju mund të zhvilloni sindromën e tunelit karpal i cili manifestohet në dhimbje të zgjatur dhe mpirje të gishtërinjve.
Mund të çojë në një infeksion kërcënues për jetën.
Audree Kopp, nga SHBA, na tregoi se çfarë mund të ndodhë nëse vazhdimisht vishni lidhëse flokësh në dorë. Ajo gjeti një gungë në rritje në dore. Mjeku përcaktoi antibiotikë për të, por ato nuk ndihmuan dhe ajo duhej t’i nënshtrohej një operacioni.
Rezulton se kur ju të vendosni një lidhëse flokësh në dorë për një kohë të gjatë, ajo dëmton lëkurën për shkak të fërkimit. Bakteret nga vetë lidhjësja dhe nga lëkura mund të hyjnë më pas në këtë plagë dhe ta infektojnë atë.
Mund të prishë pamjen tuaj
Vendosja e lidhëseve të flokëve në dorë nuk është aspak elegante. Do të ishte shumë më mirë të zgjidhni disa byzylyk elegant ose orë që do t’i përshtaten më shumë pamjes tuaj. /Telegrafi/