Site icon Telegrafi

Arsyet pse meshkujt dhe femrat nuk duan të martohen

Të përqendruar në karrierë
Disa meshkuj, e edhe disa femra këtë nuk me shohin si arsyetim. Nëse dikush dëshiron të arrijë sukses në punën që bën dhe ky për të është qëllimi kryesor i jetës dhe është i përqendruar vetëm në karrierë, martesa për një person të tillë nuk është opsioni më i mirë.

Frika se do të mbeten pa para
Nëse mashkulli dhe femra nuk kanë siguri financiare, thjeshtë nuk do ta bëjnë një gjë të tillë. Po, më me dëshirë do të jetojnë së bashku pa kurorë se sa do të merrnin një kredi për ta realizuar dasmën përrallore që kanë imagjinuar.

Nuk dëshirojnë të bien në sy për diçka që kanë
Përse të shpenzohen para kur me të njëjtën shumë të hollash mund të kënaqen në një udhëtim në njërin nga vendet bregdetare. Tashmë që kanë njëri-tjetrin dhe kjo u mjafton për një festë publike për ta festuar dashurinë e tyre.

Monogamia nuk është për ta
Disa kanë tentuar të jenë një lidhje monogamie, por thjesht kjo nuk kishte pasur sukses. Është krejt logjike se do ta kenë vështirë ta thonë një “po” përfundimtare.

Thjesht, nuk duan të martohen
I kanë arsyet e veta dhe thjesht nuk duan të martohen. Nuk kanë asgjë kundër martesës së të tjerëve, kush do vetëm le të urdhërojë. Por, kjo nuk është për ata, edhe pse janë të sinqertë me njëri-tjetrin. /Telegrafi/

Exit mobile version