Site icon Telegrafi

Arsyet më të shpeshta për t’i dhënë fund lidhjes

Faqja "SeekingArrangement" ka anketuar 1.000 pjesëtarë të të dyja gjinive, duke i pyetur ata pse ndahen nga partneri. Fjalia më e popullarizuar që kishte mbizotëruar te fermat ishte: "Ende nuk jam e gatshme të lidhem", e tjetra është: "E gjithë kjo është tepër e shpejtë për mua". Është interesante se të hollat janë më të rëndësishme për femrat se sa për meshkujt, sepse "Nuk po fiton mjaft të holla", është e treta në listën e femrave.

Për meshkujt seksi jo i mirë dhe mungesa e pajtueshmërisë fizike është faktor shumë i rëndësishëm në mos funksionimin e lidhjes. Arsyeja e tretë e ndarjes tek meshkujt është shumë e thjeshtë: partneret më nuk i tërheqin. Në të katërtën është ajo fatalja: "Kemi humbur shkëndijat seksuale".

10 arsyetimet më të shpeshta pse femrat ndahen nga partneri:
1. Nuk jam e gatshme për lidhje.
2. Kjo është shumë shpejtë për mua.
3. Nuk po fiton mjaftueshëm.
4. Nuk je mjaft i freskët.
5. Më duhet të përqendrohem në karrierën time.
6. Nuk më pëlqejnë familja dhe shoqëria jote.
7. Kjo nuk funksionon.
8. Edhe ashtu nuk do të martohemi, pse gjithë kjo?
9. Nuk kemi pika të mjaftueshme të përbashkëta.
10. Nuk të besoj.

10 arsyetimet më të shpeshta pse meshkujt ndahen nga partnerja:
1. Kjo nuk funksionon.
2. Kam njoftuar dikë tjetër.
3. Nuk më tërheq më…
4. Kemi humbur shkënditë seksuale.
5. Nuk është faji yt, fajin e kam unë.
6. Më duhet të përqendrohem në
karrierën time.
7. Dëshirojmë gjëra të ndryshme.
8. Nuk dua të shihemi më.
9. Nuk jam i gatshëm për obligime.
10. Nuk kemi gjëra të mjaftueshme të përbashkëta.

Si ndahen femrat:
1. Ballë për ballë – 52% .
2. Me telefon – 27%
3. E-mail – 12%
4. SMS – 5%
5. E lutë shoqen ta bëjë këtë – 4%.

Si ndahen meshkujt:
1. Ballë për ballë – 43%
2. Me telefon – 32%
3. E-mail -15%
4. SMS – 6%
5. E lutë shokun ta bëjë këtë – 4%.
/Telegrafi/
 

Exit mobile version