Një thënie thotë se gjithmonë dëshironi diçka të cilën nuk mund ta keni. Kjo është e vërtetë në shumë raste; i dëshironi atletet e reja që nuk mund t’i përballoni financiarisht, ose dëshiron pak ëmbëlsirë pavarësisht se jeni në dietë.
Por, kjo thënie është e vërtetë edhe kur është fjala për lidhjet, transmeton Telegrafi.
Siç e din thuajse çdo njeri, duket se gjithmonë ju duken të mirë personat të cilët veçse janë të zënë.
Dhe, siç e din çdo njeri, duket se askush nuk ju dëshiron kur jeni beqare dhe, në momentin që futeni në lidhje, papritmas jeni seksi prapë.
Tani, për këtë ka edhe shpjegim shkencor.
Sipas një studimi të fundit të publikuar në ‘Scientific Reports’, meshkujt që janë në lidhje iu duken më seksi femrave, që nënkupton se perceptohen si më seksi sesa që janë.
Arsyeja prapa këtij fenomeni është se kur një mashkull ka të dashur, ajo në thelb është duke e konfirmuar se ai është seksi dhe se ia vlen të jeni në lidhje me të.
Ekspertët thonë se femrat i ‘kopjojnë’ preferencat e femrave tjera, ndonëse kjo mund të jetë thjeshtë tendencë e përgjithshme njerëzore për t’u ndikuar nga mendimet e tjerëve.
Pra, thënë më thjesht, kur një mashkull veçse ka të dashur, është njësoj sikurse ta kishte një shenjë mbi kokën e tij që shkruan: “Ky mashkull është super seksi dhe duhet të dilni me të”.
Influenca nga shoqëria e prek çdo aspekt të jetës sonë, duke përfshirë edhe kë e zgjedhim për partner. /Telegrafi/