Paris Saint Germai u eliminua nga Manchester Unitedi në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve pasi Djajtë e Kuq arritën fitore në Parkun e Princave me rezultat 1-3.
Fitorja e Man Utd erdhi si befasi në minutat e fundit dhe pak kush e priste edhe në fillim pasi skuadra angleze e filloi ndeshje me dhjetë mungesa (nëntë lojtarë të lënduar, një i suspenduar).
Por, tani që kjo ndeshje është shndërruar në qendër të vëmendjes, tifozët kanë vërejtur diçka që jo shpesh herë shikohet në futboll.
Trajneri i skuadrës mysafire Ole Gunnar Solskjaer kishte veshur një jelek sportiv të UEFA-s mbi pallton e tij dhe menjëherë tifozët pushtuan rrjetet sociale duke pyetur për arsyen.
Arsyeja është se ngjyrat e fanellave të PSG-së ishin të zeza, ashtu si veshja e trajnerit norvegjez dhe që mos të ndodhte ndonjë ngatërrim nga gjyqtari apo lojtarët, pasi zona ku trajneri mund të lëvizë është afër vijës së fushës, u detyra të veshë jelekun sportiv me ngjyrë ari në mënyrë që të dallohet.
Por, duket se kjo i solli fat trajnerit të Djajve të Kuq pasi skuadra e tij arriti të kualifikohet në çerekfinale.
Golat për Djajtë e Kuq i shënuan Romelu Lukaku (2′, 30′) dhe Marcus Rashford (90+4′). /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=fTzviqBa7nA