Futbolli është i njohur për shumë kthesave gjatë sezonit, ndërsa një gjë e tillë ka ndodhur edhe me Neymarin që ka vendosur të rinovojë kontratën e tij me Paris Saint-Germain.
Neymar është i vendosur të përfundojë vitin e tij të katërt në PSG, edhe pse ai dukej sikur ishte i destinuar për një kthim përsëri në Barcelonë.
Kthimi i tij në Camp Nou ishte shumë afër në një moment, por tani duket më larg se kurrë, me brazilianin që kërkon të zgjasë kontratën e tij me PSG përtej datës së tanishme, 30 qershor 2022.
Pra, çfarë ka ndryshuar mendjen e Neymar brenda një periudhe shumë të shkurtër?
Sipas kanalit televiziv brazilian Esporte Interativo, 28-vjeçari është afër të pranojë një rinovim të kontratës me klubin parisien dhe do ta nënshkruajë atë në ditët në vijim.
Ka disa arsye që e kanë çuar Neymar të ndryshojë mendim, dhe ndjenja si një pjesë e rëndësishme e projektit PSG është një nga to.
Një arsye tjetër mund të jetë harmonia që është arritur midis Neymar dhe drejtorit sportiv të PSG, Leonard , me raportin e tyre që thuhet se është përmirësuar.
Neymar fillimisht refuzoi bisedimet e para për rinovimin e kontratës me PSG, sipas disa mediave katalanase, megjithatë ai tani duket shumë më i lumtur dhe i vendosur në klub.
Mund të jetë çështje ditësh para se PSG ta mbyllë zyrtarisht një kontratë të re me brazilianin. /Telegrafi/