Site icon Telegrafi

Arsyeja pse Man Utd rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në garat evropiane sezonin e ardhshëm

Bashkëpronari i Manchester United, Jim Ratcliffe, mund të mbetet me një kokëdhembje të madhe për shkak të një rregulli të ri të UEFA-s.

Miliarderi britanik, i cili ka blerë 25 për qind të aksioneve të klubit në muajin shkurt, mund të mbetet në një pozitë të vështirë për shkak të një rregulli për personat që kanë në pronësi më shumë se një klub.

Së bashku me një mori investimesh, Ratcliffe zotëron edhe aksionet e klubit francez Nice, dhe kjo ka shkaktuar një shqetësim të madh tek të dyja klubet, pasi të dyja kanë pronarin e njëjtë, dhe kjo mund të bëjë që të mos luajnë në garat evropiane sezonin e ardhshëm.

Shefi i INEOS më herët kishte siguruar se nuk do të ketë probleme lidhur me këtë çështje, por një përditësim i fundit konfirmon se klubet mund të luajnë me pronar të njëjtë në Evropë, por jo në të njëjtën garë.

Foto: Jim Ratcliffe

Siç qëndrojnë gjërat, ky skenar pritet që të ndodhë së shpejti, pasi United dhe Nice që të dyja janë kandidat të mundshëm për t’u kualifikuar në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm.

“Është e drejtë se Manchester United dhe Nice nuk mund të luajnë në të njëjtën garë, por ato mund të luajnë në dy gara të ndryshme”, ka konfirmuar për gazetën The Sun një burim i UEFA-s.

Në rast se dy ekipet arrijnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve, atëherë ekipi me renditjen më të ulët në ligë do të zbres në Ligën e Evropës, dhe e njëjta aplikohet në rast se bien në Ligën e Konferencës./Telegrafi/

Exit mobile version