Telegrafi

Arsyeja pse lojtarët shqyejnë çorapet në pjesën e prapme

Neymar gjatë ndeshjes kundër Zvicërs (Foto: Getty Images)

Kampionati Botëror tashmë ka disa ditë që ka filluar dhe normalisht që mediat dhe tifozët menjëherë kanë filluar të merren me detajet.

Një nga detajet janë çorapet e shqyera nga Neymar në pjesën e prapme në ndeshjen mes Përfaqësueses së Brazilit dhe Zvicrës.

Ky është një fenomen mjaft i popullarizuar te lojtarët profesionistë, ndërsa supozohet se bëhet nga lojtarët për të liruar tensionin në muskulin e pasmë dhe për të zvogëluar dhimbjet në fazën finale të ndeshjes.

Çorapët e Neymarit gjatë ndeshjes kundër Zvicrës (Foto: Getty Images)

Kjo është një gjë që bëhet individualisht nga vetë lojtarët dhe varet nga preferenca e tyre.

Por, as kjo nuk i ndihmoi yllit brazilian për të fituar ndaj zviceranëve.

Lexo po ashtu Neymar: Jam lojtari më i mirë në botë, Ronaldo dhe Messi janë nga tjetër planet

Neymar u markua në mënyrë fantastike, posaçërisht nga Valon Behrami, i cili ishte hije e yllit të PSG-së.

Braziliani u ndal në mënyrë të palejuar gjatë ndeshjes plot dhjetë herë, më së shumti për një lojtar deri më tani në Kampionatin Botëror. /Telegrafi/