Kampionati Botëror tashmë ka disa ditë që ka filluar dhe normalisht që mediat dhe tifozët menjëherë kanë filluar të merren me detajet.
Një nga detajet janë çorapet e shqyera nga Neymar në pjesën e prapme në ndeshjen mes Përfaqësueses së Brazilit dhe Zvicrës.
Ky është një fenomen mjaft i popullarizuar te lojtarët profesionistë, ndërsa supozohet se bëhet nga lojtarët për të liruar tensionin në muskulin e pasmë dhe për të zvogëluar dhimbjet në fazën finale të ndeshjes.
Kjo është një gjë që bëhet individualisht nga vetë lojtarët dhe varet nga preferenca e tyre.
Por, as kjo nuk i ndihmoi yllit brazilian për të fituar ndaj zviceranëve.
Neymar u markua në mënyrë fantastike, posaçërisht nga Valon Behrami, i cili ishte hije e yllit të PSG-së.
Braziliani u ndal në mënyrë të palejuar gjatë ndeshjes plot dhjetë herë, më së shumti për një lojtar deri më tani në Kampionatin Botëror. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=7-494woArSY